Bajqinovci: Me marrëveshjen e Brukselit, në polici janë pranuar njerëz të MUP-it

Deputeti i LVV-së, Bajqinovci ka thënë se beson shumë se vendimi i Qeverisë së Kosovës në një formë apo në një tjetër, do të zbatohet. Krahas kësaj, presioni më i madh në vend po bëhet nga brenda vendit dhe sipas tij, duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serbë që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës

Mefail Bajqinovci, LVV





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk mendon se do të ishte mirë që disa nga policët serbë të ktheheshin në detyrë duke besuar se të njëjtit, ishin future në polici duke  pasur dosje kriminale.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Bajqinovci ka thënë se krahas kësaj, do duhej të hapeshin konkurse të reja.

“Unë e di se marrëveshja e Brukselit ka futur njerëz me dosje kriminale që kanë qenë pjestarë të MUP-it, të grupeve kriminale si ‘Rojet e urës’ dhe sot kanë uniformën, e zhveshin sa herë kanë qef. Unë mendoj se nuk do të ishte mirë që ata të kthehen por duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serbë që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës”, ka deklaruar ai.

Bajqinovci: Presionet janë nga brenda, Kosova do të dal fituese në raport me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se në një formë apo në një tjetër, vendimet e Kosovës do të zbatohen dhe Kosova do të dal fitimtare në raport me Serbinë.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Bajqqinovci ka thënë se ndonëse nuk ka ide se çfarë i  është propozuar Kosovës ndonëse fitoren e kësaj të fundit nuk e ka në dyshim.

“Kosova prapë do të jetë fituese. Do të ketë takime në të ardhmen dhe besojshumë se ky vendim i Qeverisë në një formë apo në një tjetër, ky vendim i Kosovës do të zbatohet”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se presioni më i madh lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës po vie nga brenda vetit. Sipas tij, nuk ka debat ku analistët nuk kursejnë komentet për shkallëzim të situates.

“Më  shumë ka presion nga brenda sesa nga ndërkombëtarët. Nuk ka medium ku nuk ulen analistat dhe thonë se pritet luftë… nuk është bash ashtu. Presioni më i madh po bëhet nga brenda”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se shpreson që të realizohet një marrëveshje e cila do të evitonte përshkallëzimin e situatës nga serbët. Tek kjo e fundit ai ka përmendur rastet  e veturave të djegura nga serbë të drejtuar nga Beogradi i Serbisë.

Sipas tij, situatë nuk  po shtrohet në realitetin e saj gjersa është Serbia ajo e cila po e “kamuflon” situatën dhe se kjo e fundit po përdorë “tensionet” për të iu shamngur marrjes së vendimit. Por sipas Bajqinovcit, Kosova po zbato vetëm vendimet e marrëveshjes së Brukselit.

Lidhur me njoftimin e diskutimeve dhe rasteve të tjera për të cilatv Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kritikua nga opozita se nuk ishte transparent, Bajqinovci ka thënë se Kurti do të njoftoj Kuvendin e Kosovës në momentin e pare të diskutimeve në Bruksel, ato të cilat po i mohon Serbia.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika