Bajqinovci: Nën qeverisjen e Kurtit, gjykatat i kanë “duart e lira”
Duke i komentuar sekuestrimet e fundit të vilave në Brezovicë, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, gjyqësori i ka duart e lira. Bajqinovci është shprehur, se përveç sekuestrimeve të objekteve në Brezovicë, duhet të hetohen edhe ish-minsitrat e Ambientit, të cilët sipas tij, kanë keqmenaxhuar këtë dikaster. […]





Duke i komentuar sekuestrimet e fundit të vilave në Brezovicë, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, gjyqësori i ka duart e lira.
Bajqinovci është shprehur, se përveç sekuestrimeve të objekteve në Brezovicë, duhet të hetohen edhe ish-minsitrat e Ambientit, të cilët sipas tij, kanë keqmenaxhuar këtë dikaster.
“Ministrat e mjedisit, sekretarët, drejtorat e departamentit, ata janë që kanë lejuar. Përveç sekuestrimit duhet të ndalemi edhe te ministrat. Po vetëm nuk duhet t’i ngacmojmë, (prokurorët)të mos i thërrasim në telefon”, ka thënë ai.
“Të gjitha raportet e progresit, tregojnë se prokuroria dhe gjyqësia është e kapur. Ka probleme politike të mosdijes. Në këtë raport të fundit thuhet se çdo kund ka progres”, ka vijuar ai.
Ndërkaq, për çështjen e targave, ai ka thënë se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, duhet të vozisin me tabela RKS. Nëse nuk bëhet një gjë e tillë, sipas tij, duhet të konfiskohen të gjitha targat ilegale dhe të zëvendësohen me ato legale.




















