Bajqinovci për Byronë e konfiskimit të pasurisë: Do të merren parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Byroja prë konfiskim të pasurisë do t’i ketë në leximin e dytë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias

Mefail Bajqinovci deputet i LVV-së

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të inkorporohen në leximin e dytë të Byrosë për konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Deputeti i LVV-së, ka theksuar se edhe vërejtjet e opozitës do të adresohen. Sipas tij, kjo byro është një nga premtimet e partisë së tij sa ishte në opozitë apo në fushata zgjedhore.

Tutje, Bajqinovci foli edhe për abstenimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Ai tha se ky veprim i Konjufcës ka ardhur për shkak se ai ishte garantues i inkorporimit të vërejtjeve apo rekomandimeve të Komisionit të Venecias në Byronë për konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas Bajqinovcit, kryeparlamentari Konjufca, do të votojë pro kësaj nismeje në lexim të dytë.

“Konjufca ka kërkuar që në komisionin e Venecias të dërgohet byroja e konfiskimit, në mënyrë që opozita të mos e ketë asnjë arsye që ta mos votojnë. Ai ka thënë se do ta votojë në leximin e dytë derisa të hyjnë të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias”, ka deklaruar ai.

Deputeti i LVV-së, Mefil Bajqinovci, foli edhe për abstenimin e deputetes Doarsa Kica Xhelili, e cila është pjesë e grupit parlamentar të LVV-së. Sipas Bajqinovcit, edhe kjo deputete do ta ndërrojë mendimin në leximin e dytë kur pritet të votohet Byroja.

Ndërkaq, analisti Selim Selimi iu kundërpërgjigj atij me ironi duke thënë se “ajo e voton sepse LVV-ja, nuk e merr më në listë për deputete”.

Në fund Bajqinovci, u shpreh se kjo Byro për konfiskimin e pasurisë së paligjshme nuk do të përdoret politikisht.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika