Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të dalë ai në Mitrovicën e Veriut, në qytet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria Kurti 2 e ka vënë nën kontroll edhe pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Dhe sipas tij, Millan Radojçiqi nuk mund të sillet më si dikur

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje(LVV), Mefail Bajqinovci, në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini, ka folur në lidhje me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiqi. Ai ka thënë se Radojçiqi tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet,  nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendra e Prishtinës apo Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq këto deklarata kërcënues i jep nga malet e jo nga qendra e qyteteve.

Bajqinovci e ka sfiduar Milan Radojçiqin, duke thënë “ sot ai po shkon në kala dhe po bën videoincizimi, por le të dalë ai në Mitrovicën e Veriut në qytetet”.

Tutje, ai ka folur sesi qeveria Kurti 2, e ka integruar pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“E kemi bërë reciprocitetin për tabelat, dhe për letërnjoftimi, e për rrymë, dhe jemi duke shkuar hap pas hapi që ata qytetarë tani janë integruar” ka deklaruar ai.

Sipas tij, në Veri të Kosovës në të kaluarën, nuk kanë pasur guximi që të shkohet në këmbë, por tani mund të dilet edhe duke ecur

“Plus kemi hapur stacione të reja policore, kemi njësinë speciale në çdo kënd”, ka theksuar Bajqinovci.

Ai ka përfunduar duke thënë se janë të informuar që në veri ka struktura paralel, të cilat janë nën kontrollin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika