Bajraktari për rastin e Aleksander Vlajiqit: Aktakuza për spiunazh, vepër që mund të dënohet deri në 25 vite burg

Në emisionin FIVE sonte ka qenë i ftuar Avokati Ardian Bajraktari, i cili komentoi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Aleksander Vlajiqit, i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

“Sa i përket çështjes së afateve, fillimisht duhet thënë se dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale përcaktojnë afatet brenda të cilave duhet të ngrihet aktakuza. Si rregull është dy vite nga momenti i fillimit të hetimeve, me mundësi që në raste komplekse, me aprovimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, të shtohet edhe një vit shtesë,” deklaroi Bajraktari.

Ai theksoi se rasti konkret, për nga natyra, është mjaft kompleks: “Bëhet fjalë për veprën penale të spiunazhit, e cila hyn në kuadër të kapitullit të veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ku shkalla e ndëshkueshmërisë është me burgim jo më pak se 5 vite,  që nënkupton se mund të shkojë deri në 25 vite.”

Avokati Bajraktari u shpreh se shpreson që Prokuroria ka arritur të mbledhë provat brenda afateve optimale, “në mënyrë sa më të mirë të mundshme që ta bind gjykatën që i njëjti, përtej dyshimit të bazuar, është kryesi i kësaj vepre.” Lidhur me përmbajtjen e aktakuzës, Bajraktari sqaroi: “Me referencë të asaj për çka në fakt ai akuzohet, nënkupton që ka qenë i infiltruar ose ka bashkëpunuar, ose i ka ofruar informata një shërbimi të jashtëm, së paku këto janë elementet e veprës penale për të cilën ai akuzohet.”

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika