Bajram Begaj, Presidenti i ri i Shqipërisë
Në seancën e mbajtur në Kuvend pasditen e së shtunës për zgjidhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj është zgjedhur President me gjithsej 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim. Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe do të qëndrojë në krye të shtetit […]
Në seancën e mbajtur në Kuvend pasditen e së shtunës për zgjidhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj është zgjedhur President me gjithsej 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe do të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Seanca është drejtuar nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Deputetët kanë votuar në kuti votimi në mënyrë të fshehtë.
Kanë qenë gjithsej 103 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa kanë munguar 37 deputetë.
Emri i Begajt si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit, ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij zbeh ndërsa, si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dorani dhe Majlinda Bregu.
Nis seanca në Kuvend për votimin e Presidentit të Shqipërisë















