Bajrami: 700 milionë euro projekte janë të bllokuara për shkak të masave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova është nën sanksione të BE-së si shkak e Qeverisë Kurti.

Bajrami ka thënë se partia në pushtet po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, ngase sipas saj pas katër viteve qeverisje nuk e ka asnjë rezultat.

Derisa, ajo ka shtuar se janë rreth 700 milionë euro projekte të cilat nuk janë realizuar që dy vite.

“Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmtimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika