Bajrami akuzon KESCO-n: Po i përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kompaninë furnizuese me energji elektrike KESCO se po i përjashton padrejtësisht ndërmarrjet nga shërbimi universal, që nënkupton furnizim me energji me çmime të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas saj, ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike.

““KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet nga shërbimi universal – frunizim ky me energji elektrike me çmime të rregulluara nga ZRRE në kundërshtim me Ligjiin për Energjinë Elektrike, Nenin 37, paragrafi II. Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qënë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin  të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka ngritur dilema nëse ky veprim po ndodh me udhëzime të ZRRE-së, për shkak të padijes apo me qëllim të caktuar.

“Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor. Sipas të dhënave të shoqatave ekonomike në vend ”kriteret sipas Nenit 37, për të dalë në të ashtuquajturin ”treg të hapur” i plotësojnë vetëm 300 kompani, jo 1300 që po i përjashton ZRRE-ja”. Dallimi në mes të ”OSE’ dhe ”EDHE” është dallim i madh në Ligj”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika