Bajrami akuzon Kurtin: Me politika korruptive e ka faktorizuar Listën Serbe

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se me politika të gabuara e korruptive ka fuqizuar Listën Serbe në skenën politike.

Sipas saj, kjo parti serbe është bërë aleate e Kurtit në bllokimin e institucioneve për një pozitë, të cilën ajo e konsideron krejtësisht të parëndësishme – nënkryetarin e Kuvendit. Bajrami tha se, ndonëse rrallë kush e di kush ka mbajtur këtë pozitë në të kaluarën, me qeverisjen e Kurtit Lista Serbe ka arritur të ketë 9 deputetë në Kuvend, me pjesëmarrje të miratuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Politika korruptive e Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Rrallë kush e di se kush ka qenë nënkryetar Listës Serbe në kryesinë e Kuvendit prej se ekziston ky institucion. Por është fakt se me Albinin në qeveri kjo parti ka 9 deputetë në Kuvendin e Republikës, pavarësisht akuzave që askush nuk i mohon institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij kanë miratuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Deputetja opozitare paralajmëroi se bllokada politike po e çon Kosovën drejt një krize të rëndë ekonomike.

Ajo citoi të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilave inflacioni është 4.3%, ndërsa çmimet e produkteve bazë janë rritur me shifra dyshifrore.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika