Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur hipokrizi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 200 milionë eurove më shumë për kryetarët e komunave për vitin e ardhshëm.
Bajrami tha se Kurti i ka bllokuar mbi 37 milionë euro që pesë muaj për komunat e Kosovës.
“I ka bllokuar 37.5 milionë euro që 5 muaj të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe e shtëpi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër. Kjo më së paku është hipokrizi!”, ka shkruar Bajrami.