Bajrami: Degradimi i raporteve Kosovë–SHBA e gëzon vetëm Serbinë dhe Rusinë
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, Kurti ka tentuar ta paraqesë vendimin si qëndrim të vetëm Ambasadës Amerikane në Prishtinë, duke e veçuar atë nga politika e jashtme e SHBA-ve. Në një […]
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas saj, Kurti ka tentuar ta paraqesë vendimin si qëndrim të vetëm Ambasadës Amerikane në Prishtinë, duke e veçuar atë nga politika e jashtme e SHBA-ve.
Në një postim në Facebook, Bajrami u shpreh se degradimi i raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve është një zhvillim që i gëzon Serbinë dhe Rusinë, por jo opozitën kosovare.
“Sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinjë të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit i cili ka uzurpaur zyrat e shtetit dhe po teston limitet e Prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj.















