Bajrami e LDK-së për rastin e Klan Kosovës: Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën “patriotët”, atë që e shkeli Nagavci e Haxhiu?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

Bajrami ka thënë se “’patriotët’ thanë “në emër të kushtetutshmërisë do të mbyllet Klan Kosova”, gjersa ka pyetur se “për cilën Kushtetutë e kanë fjalën, atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?”.

”Patriotët” thanë ”në emër të kushtetutshmërisë do mbyllet Klan Kosova”. Patriotë, Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën? – Atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci? – Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese? – Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me këtë kushtetutë?”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka pyetur se a janë  të njëtit ”patriotë që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika