Bajrami e quan Abdixhikun “humbës të trefishtë” e përçarës të LDK-së: I fundit që mund të flisni për parime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili kritikoi disa prej bashkëpartiakëve të tij, duke thënë se beteja e tyre nuk është për shtetin, por për pozitën e kryetarit të LDK-së.

Bajrami e ka cilësuar Abdixhikun si “humbës të trefishtë” në zgjedhje dhe e ka akuzuar për degradim dhe përçarje të partisë.

“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se kishte shmangur deklaratat publike për kryetarin e LDK-së, me qëllim, sipas saj, që të ruante partinë.

“Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente: Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka thënë se Abdixhiku do të duhej ta mbante premtimin për t’u larguar nga pozita e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve.

Duke iu referuar deklaratës së Abdixhikut se “shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje”, Bajrami ka thënë se sot, sipas saj, shteti po përballet me një pushtet që po cenon rendin kushtetues, ligjor dhe institucional.

“Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet.”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka bërë thirrje që, sipas saj, t’u ndalet ambicieve për rrënimin e LDK-së.

Abdixhiku për bashkëpartiakët: Mendoja se e kanë për Kosovë, por beteja qenka për kryetar të LDK-së

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika