Bajrami: Hajnia më e madhe po bëhet nga mafia energjetike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është zhvilluar në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të rreth 1300 bizneseve vendore.

Sipas saj, ky proces është bërë për të favorizuar kompani të lidhura me Qeverinë Kurti, ndërsa vendimi i fundit i Supremes “i vërteton të gjitha paralajmërimet e bëra më herët”.

Bajrami u ka bërë thirrje organeve të rendit që vendimi i gjykatës të zbatohet plotësisht dhe që bizneset të rikthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike.

Ajo kërkoi edhe largimin nga institucionet të të gjithë atyre që, siç thotë, kanë marrë vendime joligjore dhe mbajtjen e tyre përgjegjëse për “çdo cent të shpërdoruar”.

Duke e quajtur këtë proces “hajninë më të madhe të kryer nga mafia energjetike”, Bajrami pyeti pse organet qeveritare nuk po veprojnë kundër saj, duke shtuar se “përgjigjen e dinë të gjithë”.

“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që ky vendim të zbatohet në tërësi; ndërmarrjet të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike, ndërsa të gjithë vendimmarrësit e këtyre vendimeve joligjore të largohen menjëherë nga institucionet dhe të japin përgjegjësi për secilin cent të shpërdoruar. E kam thënë se hajnia më e madhe që po ndodh është ajo që po bëhet nga mafia energjetike.  Pyetja është pse spo luftohet kjo mafi nga organet qeveritare? Përgjigjen e dini të gjithë!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika