Bajrami, Haxhiu-t dhe Qeverisë Kurti II: I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar
“I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar”, ka deklaruar Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykemete Bajrami. Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu edhe Qeverisë Kurt II. Duke e pyetur se “Kur po ia nisni me […]
“I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar”, ka deklaruar Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykemete Bajrami.
Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu edhe Qeverisë Kurt II. Duke e pyetur se “Kur po ia nisni me punuar diçka?”
Sipas Bajram-it, Lëvizja Vetëvendosje është duke mendua që qeverisja është “zgjedh e merr”.
“Paradite Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestuar Qeveria Kurti, ndërsa tani në “Debat Plus”, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj…”
“Nuk mundesh me u lavdëruar paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë”.
“Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime”, ka përfunduar Bajrami.















