Bajrami i reagon Kurtit: Publikoni shifrat sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, pasi kishte deklaruar se Kosova ka shënuar përmbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si rezultat i politikave të tij. Por, kjo deklaratë e Kurtit, sipas Bajramit, është propagandë dhe manipulim me shifra. “Manipulatorë të shifrave, a të flasim me […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, pasi kishte deklaruar se Kosova ka shënuar përmbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si rezultat i politikave të tij.
Por, kjo deklaratë e Kurtit, sipas Bajramit, është propagandë dhe manipulim me shifra.
“Manipulatorë të shifrave, a të flasim me trendë, sepse e vërteta është ndryshe nga propaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët”, ka thënë Bajrami.
“Trendi është rënës”, ka thënë ajo, duke kërkuar që Qeveria Kurti 2 t’i “publikoi shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”.
Më poshtë mund t’i lexoni statistikat që Bajrami i ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook.
“Sipas ATK-së trendët e punësimit janë këto:
Dhjetor 2019: 331 811 të punësuar,
Dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak.
Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa
Në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.
Me çka po lavdëroheni?
Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.















