Bajrami kritikon Qeverinë: Krenare që s’ka punuar asgjë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e projekteve të mëdha, duke theksuar se ulja e borxhit publik nuk kompenson dëmin e bërë vendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se është krenare që nuk ka bërë asgjë.

“Kur pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë magjistrale, asnjë urë, asnjë hekurudhë, nuk keni ndërtu 160 çerdhet e premtuara, 5 shtëpitë për të moshuarit, nuk keni renovu asnjë shkollë, nuk keni ndërtu as një spital dhe nuk e keni lënë asnjë shënjë të vetme për tu kujtuar për të mirë – krenoheni me borxhin publik të ulët?! Kjo i bjen me u krenu me mospunë dhe dembeli”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Lidhur me kritikat për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, deputetja e LDK-së ka theksuar se Qeveria ka lëvdata për uljen e borxhit publik, por ka shtuar se duke mos votuar duan ta mbajnë borxhin të ulët.

“Në anën tjetër është pikërisht shumica/qeveria që çdo ditë ankohen se ”janë rreth 300 milionë euro kredi përmes marrëveshjeve ndërkombëtare që presin për tu votuar në Kuvend”, e në të njëjtën kohë lavdërohen se e kanë ulë borxhin publik. Tash a është ulë borxhi publik që s’po ju votohen marrëveshjet në Kuvend apo s’po doni ju me i votu marrëveshjet që me mbajtë borxhin publik të ulët. Ju lutem, koncentrohuni!”, ka shkruar tutje ajo.

Ajo ka theksuar se dëmi që po i bëhet Kosovës është shumë më i madh se “përfitimet nga e marra nga qeveria”.

“Për me tepër, mos të harrojmë se në kohën kur mospuna juaj e zvogëlon borxhin publik janë mbi 500 milionë euro të tjera projekte të bllokuara që financohën nga fondet e IPAs, WBIF dhe donatorëve bilateral, që janë të bllokuara që një vit për shkak të masave që Bashkësia Evropiane i ka vënë Kosovës në qeverisjen e juaj. Andaj kur folni për zvogëlim të borxhit publik, bëhuni të sinqertë dhe folni edhe për kosoton oprtune të këtij fenomeni. Ju jeni me pak se një ‘zero sum game’, sepse dëmi që po i bëni vendit tejkalon shumfish benefitet e juaj nga pushtetit”, ka përfunduar Bajrami.

 

 

 

Shija e redaktorit

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Mark Rutte do të jetë në krye të NATO-s

Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në...

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë...

Të fundit nga rubrika