Bajrami kritikon Vetëvendosjen: Për ta problem është orari i seancave, jo mungesa e institucioneve
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që seancat për konstituimin e Kuvendit të mbahen një herë në javë dhe jo çdo 48 orë. Sipas Bajramit, kjo qasje dëshmon se për Vetëvendosjen më shumë rëndësi ka orari i seancave sesa fakti që vendi është pa institucione […]
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që seancat për konstituimin e Kuvendit të mbahen një herë në javë dhe jo çdo 48 orë.
Sipas Bajramit, kjo qasje dëshmon se për Vetëvendosjen më shumë rëndësi ka orari i seancave sesa fakti që vendi është pa institucione funksionale.
“LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”
Fakti që Rregullorja e Kuvendit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë me të gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.
Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.
Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.
LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkëpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.
Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.















