Bajrami: Kryeministri po ka frikë t’i takojë bizneset, ata po shkojnë tek Edi Rama

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e, ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se ai po i nëpërkëmb bizneset, dhe se ata po gjejnë streh te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për çasjen joserioze ndaj bizneseve të Kosovës.

Bajrami ka thënë se Kurti po frikësohet t’i takojë bizneset e Kosovës, për këtë arsye sipas saj, ato po ikin në Shqipëri duke u “strehuar”, te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Kryeministri po ka frikë t’i takojë bizneset, ata kanë gjetur strehim diku tjetër, po shkojnë po e takojnë kryeministrin e Shqipërisë. Kurti ka vizituar Silicon Valley, dhe nuk e ka pasë asnjë biznes me vete. Ata në Greqi i ka takuar në mënyrë sekrete, kurse biznesmenët kosovarë po shkojnë te kryeministri i Shqipërisë”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Bajrami ka thënë se masat që po i merr Qeveria e Kosovës, krijojnë shtet të lëmoshës dhe jo shtet zhvillimor. Ato masa, sipas Bajramit, vetëm se po e thellojnë krizën.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të takohet me bizneset, sepse sipas saj, ato punësojnë dhe jo Qeveria.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika