Bajrami: Kurti gëzon vendimet që u morën sa ishte në opozitë

Kryeministrit Kurti kishte deklaruar se falë tij, nuk po zbatohej “Zajednica” (Asociacioni) e me ç’rast, kishte kritikuar edhe deputetët për mosmbështetje ndaj tij në kundërshtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së, Bajrami ka deklaruar se ndonëse dikur i kundërshtone fuqishëm, Kurti sot gëzon disa nga vendimet e Qeverive të kaluara

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, gëzon disa nga vendimet që ishin arritur gjatë kohës së tij në opozitë.

Një deklaratë e tillë nga deputetja Bajrami në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, erdhi pas shfaqjes së një deklarate të kryeministrit Kurti në Kuvend, aty ku thoshte se falë tij, nuk po zbatohej “Zajednica” (Asociacioni), e me ç’rast kritikonte edhe deputetët për mosmbështetje ndaj tij në kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Bajrami pati kritika edhe për dakordimin e Ohrit, të cilën e konsideroi si një “avancim” të marrëveshjeve të mëparshme. Siç e quajti ajo, “një marrëveshje 2013-2015 plus”

“A i bie kjo që disa gjana që kanë bërë këta sa kanë qenë në opozitë, janë edhe tonat se këta ato nuk i konfirmojnë asnjëherë. Letrën e Mogerinit, në ditën e pavarësisë, vendimin e Gjykatës së GJND-së, ka plot gjëra që Kurti sot në Qeveri i gëzon dhe janë bërë gjatë kohës kur ky ka qenë në opozitë e i ka kundërshtuar me gjithçka, me krejt qenien e tij ka kundërshtuar gjithçka”, ka deklaruar ajo. ‘Kemi pasur vërejtjet tona mbi dakordimin e Ohrit sepse skemi pasur arsye të besojmë se është marrëveshje e mirë. Sipas analizave tona, kjo kalon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, plot gjëra janë aty që janë plus. Tash është një marrëveshje 2013-2015 plus. Me dakordimin në Ohër, kjo çështje është kryer tashmë”.

Nga ana e tjetër, deputetja Bajrami ka deklaruar se më e rrugës për Kurtin do të ishte të draftonte statutin e Asociacionit.

“Është e vërtetë çka thotë Kurti. Ky nuk po e implementon Asociacionin për momentin. Për atë arsye ne jemi nën sanksione. I kemi në pikën më të ulët të gjitha aleancat ndërkombëtare…mund ta mbajë deri në një pikë kokëfortësinë e tij, por pyetja është se ku po e con Kosovën. LDK ka deklaruar se do të ishte më e rrugës që Kurti të draftonte statutin e Asociacionit siç e thotë dakordimi i vitit 2015, që nuk ka kompetenca ekzekutive…që marrëveshja e Ohrit nuk i referohet askund”, ka deklaruar Bajrami.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika