Bajrami – Kurtit: Dasmat bëjini në institucione se të gjithë familjarët aty i keni, turp për votat që i keni marrë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në debatin që po zhvillohet në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës për punën dyvjeçare të Qeverisë, ka kritikuar pushtetin se përgjatë këtyre dy vjetëve nuk ka kryer asnjë punë dhe asnjë investim.

Ajo e ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka krijuar institucione vakante jofunksionale, dhe sipas saj, në këto dy vjet ka munguar transparenca.

“Asnjë punë, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë rrugë, asnjë shkollë, zero transparencë, institucione vakante jofunksionale, ky është bilanci i Qeverisë Kurti. Keni ardhur në pushtet me premtime të mëdha. Krejt politika juaj ekonomike është reduktuar në lëmoshë. Për transparencë të mos flasim, dy vite qeverisje asnjë listë e publikuar. Kurti në opozitë ka premtuar se nuk do të paguajë energji elektrike për serbët e veriut, por për dy vite ka paguar plot 98 milionë euro”, ka thënë Bajrami.

Tutje, deputetja e LDK-së ka thënë se kryeministri Kurti thoshte se familjarët janë për dasma, ndërsa sipas saj “tashmë krejt familjarët e tij janë në institucione”.

“Çka ndodhi, ku mbeten premtime, ku mbetën ndryshimet? Ku është banka zhvillimore e fondi sovran? Kemi rënie të prodhimit vendor dhe rënie të konsumit. Është rritur tatimi në pronë, punësim ka në Gjermani, por në Kosovë nuk ka. Krejt çka keni bërë në drejtësi i shohim me rastin e Martin Berishajt. Kryeministri thoshte se familjarët janë për dasma, sot dasmat lirisht mund t’i bëni në institucione se krejt familjarët i keni aty. Besoj që duhet t’ju vijë turp për votat që i keni marrë, për këto dy vjet nuk e keni pasur asnjë pengesë të vetme për realizimin e programit tuaj qeverisës”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Për këtë, në seancën e së enjtes, kryeministri Kurti ka prezantuar një ekspoze të punës përgjatë dy vjetëve, ku ka listuar të arriturat e Qeverisë Kurti, ndërsa ministrat e Ministrive përkatëse pastaj kanë vazhduar me prezantimin e punës së tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika