Bajrami: LDK ka tashmë një qëndrim të qartë për bashkëpunimin me VV-në
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar para mediave se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Vetëvendosjen. “LDK ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me VVetëvendosjen”, u shpreh Bajrami, pa dhënë më shumë detaje lidhur me këtë qëndrim. Deklarata e […]
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar para mediave se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
“LDK ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me VVetëvendosjen”, u shpreh Bajrami, pa dhënë më shumë detaje lidhur me këtë qëndrim.
Deklarata e saj vjen pas letrës që Albin Kurti i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për të kërkuar një koalicion qeverisës.
Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka mohuar se ka ndonjë takim të planifikuar për sot.
Sipas tij, vizitat janë bërë gjatë orarit të punës.
“Nuk ka takim sot. Natyrisht që deklarohemi pas reagimit. Çdo ditë e kemi vend pune,” ka thënë Haziri.















