Bajrami me propozime për SBAShK-un dhe Qeverinë: Shkollat dhe çerdhet të hapen të hënën

Ish-ministrja e Arsimit nga radhët e LDK-së, ka bërë apel që shkollat dhe çerdhet të hapen të hënën. Ajo u ka dhënë një propozim SBAShK-ut dhe Qeverisë, sipas së cilës, duhet premtuar oferta prej 50 eurosh dhe Ligji i Pagave duhet të hyjë në implementim nga një janari i vitit të ardhshëm

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë e Kosovës, me rastin e shënimit të njëmujorit të grevës në arsim.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami i ka rekomanduar SBAShK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë së Kosovës prej 50 eurosh, ofertë e cila sipas saj, duhet të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Krahas kësaj, ajo ka thënë se nga një janari duhet të hyjë implementimi i Ligjit të Pagave. Në të kundërtën, ajo ka sugjeruar veprime të tjera.

“I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikojë kërkesat kështu: Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31.12.2022. Më 01.01.2023 të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxheti që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Qeveria të mos zbatojë ndëshkime në paga, për muajin shtator”, ka shkruar ish-ministrja e Arsimit dhe njëherësh, ish-ministrja e Financave.

Ajo ka bërë apel që shkollat dhe çerdhet të hapen të hënën.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar shtesën prej 100 eurosh, duke refuzuar ofertën prej 50 eurosh të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të cilën e kishte prezantuar së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të pakos së përballjes së rritjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika