Bajrami: Në një qeveri gjithëpërfshirëse, përgjegjësitë ndahen sipas përqindjes së votave

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për të dalë nga ngërçi politik në Kuvend.

Ajo ka theksuar se, ndonëse ftesa është bërë nga presidentja, nisma për një tryezë të përbashkët mes partive politike ka qenë fillimisht propozim i LDK-së.

“Është lajm i mirë që partitë politike po ulen së bashku, të ftuara nga presidentja, edhe pse iniciativa për të diskutuar për dalje nga kriza që e ka krijuar LVV-ja ka qenë propozim i yni”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takim dhe do ta prezantojë në detaje idenë e tyre për zgjidhjen e situatës.

Sipas saj, në rast të një qeverie gjithëpërfshirëse, ndarja e përgjegjësive do të duhej të bëhej në bazë të rezultatit zgjedhor, jo përmes pazareve politike.

“Nuk kemi vendosur kushte, nuk kemi kërkuar dikastere, as nuk kemi diskutuar ndonjë ndarje të pozitave. Ndarja e përgjegjësive në një qeveri gjithëpërfshirëse mund të bëhet sipas përqindjes së votave”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika