Bajrami: Nuk jemi kundër ligjit për konfiskimin e pasurisë nëse bëhet sipas Kushtetutës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në parim partia e saj nuk është kundër ligjit për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, por sipas saj, kjo duhet të bëhet sipas ligjeve të Kushtetutës së Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

“Nuk jemi kundër ligjit për konfiskimin e pasurisë nëse bëhet në harmoni me Kushtetutën e Kosovës”.

Kështu ka thënë, anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ka theksuar se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, duhet ta kthejë ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe t’i plotësojë vërejtjet e Komisionit të Venecias.

Sipas Bajramit, vërejtjet e Komisionit të Venecias janë të njëjta me ato që i ka bërë partia e saj, LDK.

Ajo ka thënë se pika 21 e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, e vë në pikëpyetje se a duhet të formohet byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në formën aktuale apo jo.

“Janë disa pika, në pikën 21, të rekomandimeve ata e vënë në pikëpyetje nëse duhet të formohet byroja, sepse kanë frikë se kjo mund ta komplikojë edhe më shumë luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Bajrami.

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së

“Kemi pikën ku ata e kontestojnë pavarësinë, thuhet se nëse një komision e zgjedh Kuvendi e zgjedh drejtorin, ata thonë se një zgjedhje e tillë do të thotë shtrim i ndikimit politik”, ka vijuar ajo.

Bajrami është shprehur se, byroja për konfiskimin e pasurisë e përpiluar nga Ministria e Drejtësisë, në formën që është, rrezikon të krijojë precedent për ndikim politik, nga secila parti që mund të jetë në pushtet.

“Komisioni i mbikëqyrjes përpos kompetencave për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit e ka kompetencën e rishikimit të raportit të punës, ata thonë se kjo do të ushtronte ndikim politik”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se LDK-ja është e mendimit se duhet të tërhiqet ligji dhe të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias, apo opsioni i dytë sipas saj, duhet të jetë formimi i një komisioni të balancuar, i cili nuk do të ushtronte ndikim politik

“E shohim gati të pamundshme që një ligj i tillë, nëse merren parasysh të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias, i bie të ndryshojë i tërë ligji. Oferta jonë ishte të formohet një komision i balancuar sikurse ai i komisionit zgjedhor”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka thënë se nëse një ligj për konfiskim të pasurisë së paligjshme miratohet, grupi parlamentar i partisë së saj do të dalë vullnetar që t’i hetojë ata së pari, sepse sipas saj, ata nuk kanë asgjë për të fshehur.

“Ne si grup, e ofrojmë veten tonë, që ligji të fillojë, të fillojë implementimi i këtij ligji me neve, nuk jemi kundër ligjit për konfiskimit të pasurisë, nëse vërtetohet që dikush ka probleme”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka folur edhe për krizën ekonomike, ku sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë asnjë masë që do të ndikonte për zbutjen e kësaj krize. Ajo ka propozuar se duhet të hiqet akciza për një pjesë të produkteve bazë, apo të reduktohet TVSH-ja.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika