Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj nismës për miratimin e buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si të paligjshme dhe politikisht të motivuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që “të mos bien pre e propagandës”, duke theksuar se nuk ekziston asnjë mundësi ligjore që kjo legjislaturë e Kuvendit të votojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

“MOS BINI PRE E PROPAGANDËS

Nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo legjislaturë me votu buxhetin për vitin 2026
Qysh me votu deputët buxhetin e përgatitur nga kolegët e tyre deputetë që kanë rastisur të jenë uzurpator të zyrave të Qeverisë (shih vendimin e Gjykatës Supreme).
Qysh deputeti Kurti me prezantu buxhetin dhe mandej ai bashkë me ne me u ulë me votu?!
Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja. Që pesë vjet ne kemi shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve – atë që LVV nuk ka arritë me votë e me kolicione mundohen ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe përmes uzurpimit të institucioneve.
Leni dramat, mos i përdorni politikisht 700 familje të gazetarëve e stafit që punojnë në RTK, duhet me ju ardhë turp. Ndajeni buxhetin siç e keni ndarë para tre muajve, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, bash asgjë.
E buxhetin e Prishtinës me pasë dashtë me aprovu Qeveria e LVV-së e kish sjellë në Kuvend në legjislaturën e kalur sepse Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka aprpvu buxhetin me 9 dhjetor 2024, ndërsa seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtë me 20 dhjetor e zgjedhjet janë mbajtë me 9 shkurt.
MJAFT ME BLOKADA!
Shkojmë në ZGJEDHJE TANI 🗳️
Qeveri brenda një jave pas rezultateve!
Ky popull e ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit!”, ka shkruar Bajrami.