Bajrami për kompensimin e orëve: E shtuna ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka konsideruar të gabuar qasjen e Qeverisë kundrejt SBAShK-ut dhe fëmijëve. Bajrami ka thënë se është e nevojshme të dialogojnë palët mes vete

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës





Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami për zëvëndësimin e orëve të humbura ka thënë se kjo e shtunë ishte ditë dështimi dhe nuk ishte ditë mësimi.

Bajrami ka thënë se shumica e nxënësve në Prishtinë nuk kanë shkuar në shkollë dhe se mësimi nuk është mbajtur sepse ka pasur mungesë të nxënësve.

“Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci. As kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan. Përgjegjësia për dështimin e mësimit është e ministres Nagavci, e cila hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd. As prindërit dhe as përfaqësuesit sindikalë të arsimit”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e ka konsideruar si të gabuar qasjen e partisë në pushtet kundrejt SBAShK-ut dhe fëmijëve. “Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin”, ka shtuar ajo.

Ish-ministrja e Arsimit ka theksuar nevojën për dialog mes Qeverisë dhe SBAShK-ut për kompensimin e orëve të humbura.

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika