Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sa i përket realizimit të buxhetit prej 3 miliardë eurosh për vitin 2024, Qeveria potenciale është e madhe.

Ajo, në emisionin “Kallxo Përnime”, ka ardhur edhe dy vitet paraprake, Qeveria ka arritur të realizojë buxhetin mbi 3 miliardë euro, por sipas saj, nuk ka arritur ta realizojë këtë.

“Buxheti i vitit 2021 ka qenë 2.3 miliardë, i vitit 2022 ka qenë 2.5 miliardë. Mosshpenzimi i buxhetit nga Qeveria, i bie që si s’ka mundur si ta mbledhë, si ta shpenzojë, i bie që ka qenë planifikimi i saktë. Domethënë ndodh gjithherë, por nuk mund të krenohemi me plan” – tha Bajrami

Ajo gjithashtu ka thënë se ky buxhet është vetëm 78 milionë më shumë sesa plani për vitin 2023.

“Kjo është një rritje prej 2%, ndërkohë që është instrumenti i fundit i realizimit të premtimeve të kësaj Qeverie. Por, ne nuk jemi duke i parë realizimin e premtimeve, p.sh. lirimi i çmimeve të elektrike, ka ndodhur shtrenjtim dy, shporta e konsumit pa TVSH, nuk e kemi parë TVSH, banimi social nuk ka ndodhur, ka qenë i sigurt edhe për vitin 2023” – ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka folur edhe për premtimin e LVV-së dhe tha se kjo qeveri me këtë buxhet nuk do të mund t’i realizojë ato.

Për këtë, ajo ka përmendur premtimin e Qeverisë Kurti për ndërtimin e 160 çerdheve.

“Në këtë mandat nuk ka shansa që të ndërtohen 160 çerdhe. Tani në planin e buxhetit për 2024, kemi numër të madh të çerdheve dhe asnjëra prej tyre nuk përfundon në vitin 2024, është çka më e keqja është 11 çerdhe që figurojnë në dokumentin, por që kanë 0 buxhet për vitin e ardhshëm dhe i kanë të ndara. 150 mijë euro për vitin 2025 dhe nga 100 mijë euro për vitin 2026, nëse nuk janë të tjera, nuk ka asnjë vlerë prej 350 mijë eurosh. Domethënë në këtë buxhet ti ke plan për Qeverinë tjetër” – ka shtuar tutje Bajrami.

Projektligji për buxhetin për vitin 2024 u miratua në lexim të parë të enjten, pas më shumë se 10 orë diskutime në Kuvendin e Kosovës.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, raporton Kallxo.com.