Bajrami sfidon Kurtin për ekoniminë: Hajde Albin, merri me vete krejt gjenitë që të rrethojnë e t’i rrahin krahet dhe përballemi në studio
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për renditjen e Kosovës si një nga vendet më të sigurta për investime sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley. Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë për investime, njofton Kurti Bajrami […]
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për renditjen e Kosovës si një nga vendet më të sigurta për investime sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley.
Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë për investime, njofton Kurti
Bajrami e konsideron këtë vlerësim të jashtëzakonshëm, por të paqartë, duke thënë se realiteti ekonomik i vendit është shumë larg këtij imazhi.
Në një postim në Facebook, ajo tha se pavarësisht renditjes së Kosovës përpara vendeve si Belgjika, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, realiteti ekonomik për qytetarët dhe bizneset është krejt tjetër.
“Albin ‘gjeniu’ e paska gjetë një organizatë “Henley & Partners” e cila e ka renditë Kosovën para Belgjikës, Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve. Po, në kohën në të cilën jetojmë edhe organizata të tilla mund të gjenden, por indeksimi nuk e ndryshon realitetin ekonomik.















