Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur skepticizëm lidhur me takimin e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me liderët politikë për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton liderët e partive për takim të shtunën

Në një deklaratë për media, Bajrami ka thënë se nuk pret shumë nga ky takim, duke e cilësuar më tepër si një shfaqje mediatike sesa një përpjekje reale për zgjidhje.

“Nuk mund t presim diçka më shumë nga ky takim, më shumë është për shou mediatik. Megjithatë për të treguar për konstituimit të institucioneve do të jemi prezent”, ka thënë Barajmi.