Bajrami thotë se LDK është e hapur për takime me presidenten për zgjidhjen e ngërçit institucional
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të hapur për të marrë pjesë në ndonjë takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për zgjidhjen e krizës politike në vend. Këtë koment ajo e bëri pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të […]
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të hapur për të marrë pjesë në ndonjë takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Këtë koment ajo e bëri pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë.
“Ne e kemi vendosur këtë propozim në tavolinë dhe, natyrisht, jemi të hapur të jemi pjesë e këtyre takimeve për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Më lejoni t’ju them se gjithçka varet nga qëllimi i takimit dhe arsyeja për të cilën thirret ai”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Deputetët e legjislaturës së nëntë janë betuar më 19 prill por ende nuk është arritur të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryeparlamentarit pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit./KP















