Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me dështimet e njëpasnjëshme për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se nga data 1 maj e deri më sot, ky proces ka dështuar plot 31 herë, dhe se sot pritet të ndodhë dështimi i 32-të.

“Për habinë e disave, por jo timen, LVV vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” ka deklaruar Bajrami, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj procesit.

Në fund, ajo ka shtuar me ironi: “Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.”

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mosarritjes së konsensusit për zgjedhjen e kryetarit të ri.