Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nëse sot Zyra e Rregullatorit për Energji, nuk e pezullon vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku mëi madh i ekonomisë në vend.

Ajo ka paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike dhe ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë.

Sipas saj, janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune, si dhe një valë e re inflacioni që do të prekë çdo produkt.

Bajrami theksoi se as tregu nuk është i lirë, as bizneset dhe institucionet nuk janë të përgatitura për këtë hap, dhe se për pasojë, kompanitë e përjashtuara ende nuk kanë pranuar faturat për muajin qershor.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar që Prokuroria të mos falë askënd në këtë proces.

“E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet, andaj bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor. Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së. Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Ajo ka ngritur disa pyetje serioze për ZRrE-në si institucion mbikëqyrës:

Pse bizneset e përjashtuara ende nuk i kanë faturat e muajit qershor?

Pse importi i energjisë në qershor është rritur për 800% krahasuar me majin?

Kush janë përfituesit e kësaj skeme?

Bajrami ka përmendur emra si kompania EFT e Vuk Hamoviqit dhe “tregtarë me nga dy punëtorë”, si dhe ka paralajmëruar se në këtë listë mund të përfshihen edhe kompani të reja të licencuara së fundmi nga ZRrE që, sipas saj, kanë lidhje me politikën.

“ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze. Prokuroria, o sot, o kurrë!”, përfundon reagimi i saj.