Bala për pezullimet e zyrtarëve të IML-së: Haxhiu do të marrë edhe veprime të tjera

Këshilltarja e Albulena Haxhiut, Nazlie Bala, ka thënë se kjo ministri do të ndërmarrë veprime të tjera përpos pezullimit të katër zyrtarëve të MD-së

Këshilltarja e Albulena Haxhiut, Nazlie Bala





Pas pezullimit të katër zyrtarëve të IML-së, për zhdukjen e provave në rastin e Astrit Deharit, Nazlie Bala, nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu, do të ndërmarrë edhe veprime të tjera.

“Janë pezulluar katër zyrtarë të laboratorit, Haxhiu do me kompetencat që i ka do të ndërmarrë edhe veprimet të tjera. Po ashtu, prokuroria speciale dhe policia i kanë filluar hetimet në lidhje me rastin në fjalë”, ka thënë ajo.

Për këtë rast të enjten, janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zyrtarët e pezulluar nga puna sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Ky vendim është marr nga Ministria e Drejtësisë, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dhe vendimi tashmë hyrë në fuqi këtë të enjte, më 8 dhjetor.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika