Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Skena e Operës Kombëtare tashmë i është zëvendësuar me një skenë të një konflikti, i cili ende nuk ka gjetur fundit nga fillimi i tij në shkurt të këtij viti. Megjithëse dy botë të kundërta, balerina ukrainase gjen një urë lidhëse mes baletit dhe ushtrisë

Olesia Vorotnyk, balerina ushtare

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e saj është shfaqur edhe një tjetër figurë heroike, ajo e grave. Një prej tyre është Olesia Vorotnyk, një balerinë e Operës Kombëtare të Ukrainës, e cila u largua nga kompania për të mbrojtur vendin e saj.

Tani 30-vjeçare, Vorotnyk ka kërcyer profesionalisht që nga viti 2009, ndërsa mësimet për balet i filloi në moshën 10-vjeçare. Ajo studioi në Kolegjin Koreografik të Kievit, dhe më pas u bashkua me trupën e vallëzimit të Operas Kombëtare.

Burri i saj, me të cilin ajo kishte një djalë, u vra tre vjet më parë në konfliktin e zhurmshëm në lindje të Ukrainës që pasoi kryengritjen e mbështetur nga Rusia të vitit 2014. Kur lufta e re filloi në shkurt, ajo e dinte se duhej të bënte diçka, por nuk ishte e sigurt se çfarë.

“Unë mund të qëlloj” ka thënë ajo. “Është hobi im. E dija që nëse do të kishte një pushtim të plotë, nuk do të shkoja jashtë vendit. Unë do të luftoja.”

Me fillimin e luftës, ajo la baletin dhe zuri një pozicion në një pikë kontrolli, e armatosur me një ak-47. Ato ditët e para ishin kaos, kujton ajo. Trupat ruse thuhej se kishin rrethuar qytetin. Njerëzit prisnin që tanket të futeshin brenda, dhe ku ajo vendosi të niste evakuimin e civilëve.

“Kam përdorur rrugët e pasme për të nxjerrë njerëzit jashtë. Kryesisht ishin shoqet e mia, gra me fëmijë”, ka thënë ajo.

Olesia Vorotnyk

Gjersa ditët kalonin, ajo vendosi të bashkohej me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, rezervën ushtarake të vendit.

“Nuk ishte e lehtë të hyj. Të gjithë donin të regjistroheshin dhe preferenca ishte për burrat me përvojë ushtarake. Si një balerinë femër nuk isha në krye të listës,” ka thënë ajo. Megjithatë, ajo mendon se ka disa ngjashmëri të dobishme midis baletit dhe shërbimit ushtarak.

Sipas Vorotnyk, baleti fut disiplinën, kultivon forcën e mendjes, dhe do të thotë të tolerosh dhimbjen.

“Këpucët dhembin, të qëndrosh në gishtat e këmbëve të dhemb”, thotë Vorotnyk. “Këmbët e tua rrjedhin gjak. Por, ju mësoni të kërceni gjatë gjithë kësaj.”

Ajo njeh disa gra që tani shërbejnë në ushtri dhe kanë studiuar gjimnastikë ritmike, të cilën, për arsye të ngjashme, ajo e sheh si të ngjashme me stërvitjen ushtarake.

Kështu, ajo priti në radhë në zyrën e saj lokale të rekrutimit, dhe përfundimisht u pranua. Tashmë, ajo ka filluar një jetë duke ruajtur lagjen e saj në Kiev, me armën e vendosur mbi supe dhe duke punuar në postblloqe.

“Ishte një makth,” kujton ajo.

Ajo ndihmoi në evakuimin e më shumë njerëzve, pasi kaloi 19 orë duke i drejtuar disa drejt sigurisë (relative) në Ukrainën perëndimore.

Për Vorotnyk, lufta dhe faktet janë të thjeshta. Ukraina është një komb i madh sovran, njerëzit e të cilit po demonstrojnë unitetin e tyre. “Çdo qytetar po luan rolin e vet,” thotë ajo. “Ne duam që fëmijët tanë të rriten me një Ukrainë të fortë dhe të sigurt, jo me gënjeshtrat që na shitën gjatë Bashkimit Sovjetik”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika