Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka akuzuar komandantin e stacionit policor në komunën e Graçanicës, Bratislav Trajkoviq, për ngacmim psikologjik ndaj një police boshnjake.

Balje ka shkruar në Facebook, se policja Milhata Qela, është e frikësuar dhe në gjendje jo të mirë emocionale sipas saj pas presionit psikologjik nga Trajkoviq.

“Milhata Qela është police e Kosovës, nga radhët e komunitetit boshnjak, qe 19 vjet punon si police në shërbim të qytetarëve tanë. E shqetësuar, duke qarë, e frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq”, ka shkruar Balje.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se rasti është raportuar në IPK, por ata ende nuk kanë reaguar. Ajo ka kërkuar nga institucionet kompetente, që ta hetojnë këtë.