Balje: Kurti më ofroi post ministre, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka rrëfyer detaje nga takimet që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku ka treguar se iu ofrua posti i ministres, por thotë se mënyra se si është trajtuar më pas ka bërë që të mos e pranojë më një ofertë të tillë.

“Në fillim kemi pasur një takim me partinë time, ku kemi folur në përgjithësi për planin për të formuar qeverinë dhe nevojat tona. Në takimin e dytë kam menduar se do të jem vetëm me Albinin për të biseduar më konkretisht dhe për të përcjellë një kërkesë që e kam marrë nga terreni. Për këtë kërkesë, disa më kanë parë si armike të shtetit”, ka deklaruar Balje në Debat Plus.

Ajo ka treguar se në takim ishin të pranishëm edhe dy deputetë të komunitetit boshnjak, EmilijaRexhepi  dhe Rasim Demiri, dhe se i ka bërë të qartë Kurtit që nuk do të votonte ligje që i konsideron të papranueshme, edhe nëse arrihet një marrëveshje.

“Në atë moment, Kurti më tha: ‘Ti e ke vendin e ministres’. Nuk e di si e ka thënë, nëse për të më larguar nga Kuvendi… Por unë kam qenë e sinqertë me VV-në dhe nuk e kam merituar trajtimin që e kam sot”, ka theksuar ajo.

Sipas Baljes, pas premtimit për një post ministror, i ishte thënë se do ta thërrisnin në orën 10:00 për të caktuar ministrinë përkatëse, por një telefonatë e tillë nuk ka ardhur kurrë.

“Ne kemi pritur, por deri tash s’ka pasur asnjë thirrje. Tash nuk jemi duke pritur më. Edhe nëse vjen ajo ofertë, nuk e pranoj më. Atëherë po”, ka shtuar  Balje.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika