Deputetja  nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se nuk ndryshon qëndrim sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje.

Ajo ka shpjeguar se kjo ka të bëjë me mosmarrëveshjet dhe mos mirëkuptimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kemi pasur asnjë takim dhe qëndrimi ynë është i njëjtë, nuk e votojmë. Arsyeja është mosmarrëveshja dhe mos mirëkuptimi nga partia që ka fituar zgjedhjet. Ne si parti gjithmonë kemi përsëritur se nuk do ta votojmë,” ka deklaruar Balje para nisjes së seancës.

Ajo gjithashtu ka përmendur takimin me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ka shtuar se nuk është arritur të merrnin një ofertë për t’u bashkuar me grupin parlamentar.

“Kam pasur takim me Haradinajn, por nuk kemi vendosur të bashkëngjitemi me grupin parlamentar. Oferta nuk kemi, vetëm për t’u bashkangjitur në grup”, ka shtuar Balje.