Balje: Nuk do të jem pjesë e ekipit të Vetëvendosjes, kam shumë arsye

Deputetja Duda Balje ka folur lidhur me “ofertat” e bëra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe rreth videove të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale.

“Kur unë jam në pyetje, do të thotë kemi disa precedentë në shtet, edhe mënyra e respektimit, edhe mënyra e poshtërimit, edhe mënyra e prezantimit të fuqisë… Unë jam e vetmja deputete prej komuniteteve që jam kundër një partie e cila ka fituar zgjedhjet. Deri tash nuk e kemi pasur këtë situatë”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ajo tutje është shprehur se deputetët e komuniteteve gjithmonë kanë qenë me partinë fituese të shqiptarëve, por se këtë herë ajo ka thënë se ka vendosur “dhe jam shumë e sigurt dhe kam shumë arsye mos me qenë pjesë e ekipit Vetëvendosje, në të cilin janë deputetë të tjerë”.

“Unë nuk e votoj… unë kam qenë gati me zgjat dorën Albinit, vërtetë, dhe kam shkuar në takim pavarësisht se për pesë vite kur kam qenë me ata, në çfarë pozite kam qenë; të injorimit, moskomunikimit… edhe mënyra qysh e kanë ndihmu konkurrencën time [gjatë fushatës zgjedhore]… Kurti nuk ka shku me vizitu boshnjakët…”, ka thënë ajo.

Sipas Baljes, këto ishin “shenja” se si e kanë pasur në plan me heqë prej politikës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika