Balkan Green Foundation: Këtë vit, Kosova do të ketë krizën më të madhe energjetike

Hulumtuesi i këtij fondacionit Balkan Green Foundation, Besfort Kosova, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të ndërmarrë masa të reja për kursimin e energjisë elektrike. Njëherësh, ai ka përmendur edhe çmimet e larta të cilat mund të arrihen përgjatë sezonës së dimrit, gjë e cila sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë në Ballkan

Kriza energjetike në Kosovë pritet të thellohet përgjatë dimrit dhe sipas Ballkan Grren Foundation, situata nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë për furnizimin me energji elektrike.

Hulumtuesi i këtij fondacioni, Besfort Kosova, ka thënë se pritet që një megavat orë energji elektrike të tejkalojë vlerën prej 1000 deri në 1300 euro.

“Situata është alaramante sa i përket furnizimit me energji elektrike por edhe me lëndë të tjera të energjisë. Situata nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë se në këtë dimër që po vjen. Pritet që një megavat orë ernergji elektrike të tejkalojë edhe vlerën prej 100-1300 euro, që nuk është parë asnjëherë gjatë sezonit të dimrit”, ka thënë ai për KP gjersa ka theksuar që një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë përgjatë verës në Ballkan.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të ndërmarrë masa të reja për kursimin e energjisë elektrike.

“Masa më e lehtë dhe më e shpejtë do të ishte një fushatë mediatike për kursimin e energjisë elektrike si një ndër format më të shpejta dhe më të lehta për të tejkaluar situatën, për shkak se kriza energjetike është evdidente gjatë kohës së dimrit, kur ne kemi një kërkesë shumë të lartë për energji, për shkak të ngrohjes që përdoret për energji elektrike”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të gjejë forma alternative të furnizimit me ngrohje përgjatë stinës së dimrit.

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika