Ballafaqim ndërmjet Haxhiu-t dhe Mushkolaj-t, se a ka garanci nga qeveria për largimin e barrikadave në Veri të Kosovës  

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është duke iu referuar kriminale njerëzve që nuk ka ndonjë vendim nga gjykata për këtë çështje.

Sipas Mushkolaj-t, ministrja e Drejtësisë duhet të jetë shumë e ma e kujdesshme në deklarimet e saj.

“Unë po e kuptojë qëllimin që ka Albulena Haxhiu është duke tentuar ta  bëjë dallimin në mes të njerëzve tyë cilët  i kanë vendosur barrikada edhe njerëzit që kanë qëndruar të barrikadat. Me fal unë nuk e pranoj një dallim të tillë sepse edhe deklarata e përbashkët e lëshuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian flet për garanci”, ka theksuar Mushkolaj.

“Nëse nuk është kështu atëherë qeveria e Republikës së  Kosovës duhet të dalë edhe të thotë SHBA-ja dhe BE-ja po gënjen, nuk ka kurrfarë garancie”, ka deklaruar Mushkolaj.

Për analistin Mushkola SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta bënë kurrë një gafë të tillë.

Ndërkohë ministrja Haxhiu i ka thënë se Deklarata  përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe BE-së duhet ët kuptohen ne formën e duhur, pasi sipas saj qeveria nuk ka lista të emrave të përveqeveria nuk ka lista të cilët duhet të arrestohen.

“Kjo është punë e Prokurorisë edhe Policës edhe jo Qeverisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa Mushkolaj i ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ i kishte vizatuar se kush janë njerëz”

Sipas Mushkolaj-t, Kurti kishte thënë se ” këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac e me mjekra që e imtojnë Drazha Mihlloviçin”

Më tej, Mushkola ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë që barrikada nuk janë larguar vetvetiu.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se “për largimin e barrikadave nuk ka pasur as një garancionë nga Qeveria e Kosovës”.

“Pse i hoqën serbët barrikadat” e ka pyetur Mushkolaj ministren e Drejtësisë.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë “shko pyeti serbët ose besoj kryeministrit të Kurti që s’ka pasur garncione”.

Musholaj ka thënë se deklarata e Albin Kurti është skandaloze kur ka thënë se ‘Serbët vetë i kanë vendosur vetë i kanë larguar”  sipas tij kjo deklarata tregon që nuk ka kurrfarë kontrolle në veri të Kosovës pasi “serbët kur dëshirojnë vendosin barrikada kur të dëshirojnë i largojnë, plagosin Policë të Kosovës”.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë “t’i po me thua që këta persona të mos i quaja kriminel ata që plagosin pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika