Ballafaqimi mes Berat Buzhalës dhe Hysen Durmishit

Berat Buzhala, ka ngritur akuza se po favorizohen shokët e zëvendësminstrit, Hysen Durmishit, por ky i fundit i ka mohuar duke thënë se nuk ka ndërhyrë në përzgjedhjen e kompanive të shokëve të tij se këtë punë e bën Prokurimi duke i zgjedhur kompanitë më të përgjegjshme ndërsa, ka pranuar se është vetëm shok me pronarin e kompanisë Bager.Tutje, ai ka konfirmuar pretendimet e Buzhalës për e-malin e dërguar në Ministrin e Infrastrukturës, duke ftuar prokurorinë të bëjë hetime rreth rastit

Buzhala ka pyetur a ka dërguar Infrateku, e-mail në vitin e kaluar në Ministrin e Infrastrukturës për punë shtesë për llotin Dolcë-Gjakovë ?

“Po është dërguar zyrtarëve sepse e ka obligim ligjor “ ka thënë Durmishi.

Tutje ai ka thënë “ka dëgjuar përgjimin që ka publikuar Buzhala, dhe nuk jam duke pafajësuar çfarëdo që ka ndodhur aty sepse unë i luftojë këto dukuri dhe le të merret Prokuroria dhe Gjykata me këtë rast dhe çfarëdo rasti tjetër”.

Berat Buzhala, gazetari hulumtues, ka folur për lidhjet e zëvendës ministrit Hysni Durmishit, me kompaninë “Bager”, ku sipas Buzhalës, kjo kompani ka fituar edhe pse ka pasur çmimin më të lartë, pasi janë shokë të zëvendësministrit, Hysen Durmishit.

Buzhala kishte ngritur pyetjen ‘’pse nuk po hetohet kompania Bager, pasi që Hysen Durmishi ka punuar tek ta dhe i ka shokë dhe këtë punë krejt e dinë”.

Tutje, ai ka thënë se e gjithë Kosova e dinë që Durmishi ka fotografi duke u takuar me këta të kompanisë BAGER në Brezovicë, dhe krejt Kosova i ka këto fotografi, e këtë nuk e pengon asgjë, të gjithë le t’i fusin në burg, kushdo që ka fituar por duhet të hetohet edhe kompania e shokut të tij.

Buzhala e ka pyetur zëvëndës ministrin, Hysen Durmishi se kush është Bageri duke u vetë përgjigjur se ata janë shokët e tij që ka punuar, para se të ishte zvëndësministër” ka thënë Buzhala.

Buzhala ka pohur se Florent Ramqaj është kompetent për auditimin e ujërave dhe ka ngritur pyetje pse ka anuluar projektet në të cilat nuk fituar kompania e dajës së tij.

Ndërsa, “kompania Sallahu kishte aplikuar me 770 mijë euro por nuk ka fituar tenderin, kures kompania Bager me 1 milion e 70 mijë euro dhe kishte fituar projektin me një diferencë më të madhe diku rreth 300 mijë euro më shtrenjtë ”, ka thënë Buzhala.

Zvëndësministri Durmishi është ballafaquar me Berat Buzhalën, ku ka thënë se “absolutisht nuk është e vërtetë, por këto çështje Berat Buzhala  nuk i kupton fare, më së pari unë jap tendera” është përgjigjur Durmishi.

Buzhala ka thënë ”pse Adem Grabovci ka dhënë tendera”?

Durmishi ka vazhduar duke thënë, “ se janë procedurë e prokurimit, dhe këtë listë nuk e di kush ia ka dhënë Beratit, por ka komapani të përgjegjshme dhe të pa përgjegjshme”.

Tutje, Durmishi ka thënë, “ Unë nuk kam punuar kurrë në jetën time në kompaninë Bager”.

Buzhala e ka pyetur se a i njeh ?

Në pyetjen e Buzhalës se a i njeh, Durmishi ka pohuar se i njeh nga viti 2001 dhe këtë gjë  e ka thënë publikisht se pronarin e kompanisë Bageri e ka shok.

Ermal Panduri e ka pyetur Durmishin se kompania Bager a e ka fituar këtë tender, ai ka pohuar se po.

Buzhala  ka thënë “ 200 mijë euro më shtrenjtë se tjetra’’, Durmishi ka shtuar duke thënë se kompania më e përgjegjshme mund ta fitojë tenderin, duke e akuzuar se Buzhala nuk kupton nga këto punë.

Ndërsa, Buzhala është kundërpërgjigjur duke thënë se Durmishi mbron shokun e tij.

Durmishi ka thënë se ‘’në çdo tender krijohet një komision vlerësues, i cili  shqyrton të gjitha ofertat të cilat vijnë, e këtu kanë qenë 14 loto, kur sipas shqyrtimit të ketyrë ofertave dhe dokumentacionit teknik për plotësimin e kritereve, janë edhe çmimet”.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika