A ka policia frikë apo respekt?

Sipas ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Fitim Shishani, policia ka respekt dhe jo frikë por, këtë e ka kundërshtuar, analisti Yll Hoxha, ku ka thënë se policia ndryshe i trajton komandantët ndërsa ndryshe politikanët, sepse kanë frikë nga ish-pjesëtarët e UÇK-së  

Yll Hoxha dhe Fitim Shishani në emisionin "Debat Plus" në RTV Dukagjini

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fitim Shishani, ka folur se a duhet që policia të ketë frikë nga komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo jo.

Sipas tij, jo, sepse çdo shtet identifikohet nëpërmjet policisë, përkatësisht organeve të rendit.

“Profesioni i policit nuk duhet të këtë frikë”, ka shtuar Shishani.

Shishani ka thënë se “nëse policia ka frikë atëherë ai nuk e di si do ta bëjë gjumin pasi atë nuk ka kush e siguron”.

Ndërsa analisti Yll Hoxha ka thënë se Policia kanë frikë sepse ata ndryshe i trajtojnë komandantët e luftës e ndryshe një politikanë siç është Glauk Konjufca.

Tutje, ai ka marrë për shembull dhe rastin e Rexhep Selimit, i cili kishte ndodhur gjatë viteve 2015-16, kur Lëvizja Vëtevendosje hidhte gaz lotësjellës në seancat parlamentare të kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë i është kundërpërgjigjur Fitim Shishani i cili i ka thënë se “nuk kanë frikë por ndoshta kanë vetëm respekt të tepruar për figurat e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.

Por, Hoxhaj ka vazhduar që ta argumentojë qëndrimin e tij duke i thënë se “Rexhep Selimin ,15 Policë e kishin rrethuar dhe askush nga ta nuk kishte pasur guximin që ta prekte, edhe vetëm kishin vëzhguar dhe asnjë nga ta nuk e kishte kontrolluar deri sa ai i’u kishe dhënë leje vetë”, por sipas Hoxhës po të kishte qenë Visar Ymeri “do ta kishin shtrirë për tokë”.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika