Ideja e iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, ende nuk ka vdekur për disa nga liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kësaj here në Serbi, në panairin e verës, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, janë bërë bashkë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Presidenti Vuçiq, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla.

“Jam krenar për verërat serbe, të cilat po përparojnë më shpejt. Verërat malazeze po përparojnë mirë gjithashtu”, tha presidenti Vuçiq.

Milatoviç ka thënë se nuk pajtohet me presidentin e Serbisë për të gjitha çështjet, por sigurisht që pajtohen për verën.

“Kam ardhur me ftesë të presidentit të Serbisë. Vera na bashkon pa marrë parasysh disa dallime të vogla. Unë e përgëzoj Vuçiqin për një ide të madhe dhe një organizim të mirë, dhe nëse ndonjë integrim rajonal do të quhet Oper ballkan apo Procesi i Berlinit, është më pak i rëndësishëm, e rëndësishme është bashkëpunimi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm”, theksoi Milatoviq.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një nga ideatorët e “Open Balkan”, e konsideroi të mbyllur këtë iniciativ me rikthimin e Procesit të Berlinit pak kohë më parë.

Ideja e Ballkanit të Hapur ishte refuzuar kategorikisht edhe nga Kosova. Kryeministri Albin Kurti, vazhdimisht, ka insistuar që “Procesi i Berlinit” është iniciativa më e mirë për Kosovën dhe vendet e Ballkanit.