Ndeshja mes Ballkanit dhe Astanas ka përfunduar me humbjen e dytë për kampionin e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas një përballje të ashpër në 90 minutat e lojës në stadiumin “Fadil Vokrri,” Ballkani u mund nga Astana me një rezultat 2:1.

Astana ka shënuar dy gola vendimtarë në fillim të ndeshjes, me Dusan Jovancic që shënojë në minutën e 7-të dhe Abzal Beysebekov në minutën e 23-të.

Për Ballkanin, goli i vetëm në këtë o ndeshje u shënua nga Edvin Kuc në minutën e 8-të.

Me këtë fitore, Astana është ngjitur në tre pikë në vendin e katërt të Grupit C, përballë të njëjtës shifër pikësh që ka edhe Ballkani në vendin e tretë, ndërsa Dinamo Zagrebi është në vendin e dytë.