Ballkani shënon golin e parë ndaj Sivassporit

Ballkani ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Sivassporit, pasi sulmuesi Armend Thaqi në minutën e 36-të ka shënuar golin e parë

Skuadra e Ballkanit





Kampioni kosovar, Ballkani, ka shënuar golin e parë kundër ekipit Sivasspor, në ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Therandasit kanë kaluar në epërsi ndaj Sivassporit, me golin e shënuar nga Armend Thaqi, në minutën e 36-të.

Po ashtu, pjesa e parë e lojës është mbyllur dhe do të rikthehet pas 15 minutash.

Ballkani ka tentuar pothuajse vazhdimisht t’i afrohet portës së Sivasspor, por mbrojtja largonte topi, dhe gjuajtjet nga therandasit nuk ishin me fat, pasi Thaqi dhe Korenica në minutën e 30-të zhvilluan një aksion duke gjuajtur topin te Rrahmani, dhe ai nuk ia doli të shënoj֝ e gjuan mbi portë.

Armend Thaqi duke shënuar golin ndaj Sivassporit

Në minutën e 16-të, therandasit zhvilluan një aksion të mirë, por Rrahmani ishte në pozitë jashtë loje kur doli i vetëm me portier.

Ndërsa, në minutën e 14-të, Sivasspor kërkoi të rrezikojë me harkim në zonë, por Armend Thaqi kishte larguar rrezikun.

Sfida e vlefshme për Grupin G po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku skuadra nga Suhareka synon pikë të plota.

Foto nga fillimi i ndeshjes së Ballkanit ndaj

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në mesin e 13 mijë e 500 tifozëve të Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës do të kërkojë të fitojë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat në Ligën e Konferencës.

Therandasit kanë shënuar një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, ashtu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Formacionet e Ballkanit

Sivasspor: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare

Formacionet e Sivassporit

Në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Sivassporit, trajneri i therandasve, Ilir Daja ka bërë vetëm një ndryshim në formacionin startues, pasi Astrit Thaqi e ka zëvendësuar Egzon Sinanin.

Nëse do të arrihet një fitore nga ekipi i Suharekës, kjo do të rriste gjasat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt në UECL.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika