Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përballë Santa Colomas

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar.

Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.

Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë.

Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.

Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

“Dukagjini” sjell ekspertë botërorë nga “Pearson”-i për trajnimet me mësimdhënësit...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson ELT”, organizon trajnim njëditor për mësimdhënësit e gjuhës angleze mbi temën “The Teacher’s Chapter -...

Të fundit nga rubrika