Në Vushtrri, Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të garojnë në balotazh për kryetar të komunës.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit:

Ferit Idrizi (PDK) kryeson me 45.56% të votave

Sylejman Meholli (VV) renditet i dyti me 30.63%

Xhafer Tahiri (LDK) del i treti me 19.72%

Në këto rezultate nuk janë përfshirë ende votat e diasporës dhe votat me kusht, që mund të ndikojnë në diferencat përfundimtare.