Bamieh flet rreth dyshimeve për korrupsionin në EULEX, ftohet nga prokuroria

Gjatë konferencës, ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka dhënë detaje të hetimeve ndaj ish-zyrtarëve të caktuar shtetëror. Pas përfundimit të deklarimit, Bamieh është ftuar nga Prokuroria për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarës

ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh

Pretendimet e rënda për korrupsion në EULEX një dekadë më parë janë rikthyer në vëmendje të shtunën.

Ato i rikatualizoi vet ish-prokurorja e EULEX-it e cila atëkohë kishte sinjalizuar brenda këtij misioni të BE-së në Kosovë.

Gjatë konferencës ajo dha detaje të hetimeve ndaj ish-zyrtarëve të caktuar shtetëror. Pas përfundimit të deklarimit, Bamieh u ftua nga Prokuroria për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Ka gjëra të rëndësishme për të thënë dhe vetëm për to erdhi në Kosovë.

Është kjo ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Ajo tregoi sfidat e saj me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull brenda e EULEX-it.

Madje ajo përmendi edhe rastin kur ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë ishte arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“E kuptova nga njëinformator që Ilir Tolaj kishte telefon në burg dhe unë morra urdhëresen e gjykatës që ta përgjoj. Nga këto përgjime e kuptova që gjyqtari Franqisko Fllori po takohej me ndërmjetësuesin e Ilir Tolaj, po ashtu kishte takim edhe Franqiskos dhe Kryeprokurores Jaroslava Novotna. Ata po mundoheshin të zhduknin rastin. Ata po mundoheshin te paguheshin që ti iknin drejtësisë e po ashtu aty kishin një aleancë të fuqishme politike në përgjime të cilit ju referoheshin si personi që vjen nga Kaltrina”, ka thënë Maria Bamieh, ish-prokurore e EULEX-it.

Për këtë rast ajo thotë se nuk ishte marrur parasysh.

Rreth pretendimeve të Bamies, për Dukagjinin ka folur vet Ilir Tolaj, duke thënë se për akuzat e atëhershme është shpallur i pafajshëm nga Gjykata.

Tolaj, ish-prokuroren e ka quajtur të sëmurë mendërisht.

“Këto paraqitje i shoh si të një personi jashtëzakonisht të shqetësuar shpirnisht, mendërisht të sëmure por në të njetën kohë edhe profesionalist të dështuar e cila është në vazhdimësi të kërkimit për vëmendje të cilën nuk e gjen në vendin në vet e kërkon këtu në Kosovë”, Ilir Tolaj, ish sekretar i MSH-së.

Me të përfunduar konferencën, ish-prokurores Bamieh i erdhi ftesa për intervistim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Pas disa ditësh, ajo do të intervistohet nën dyshimin se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

Prokuroria i ka treguar Dukagjinit se pse këtë ftesë e bëri në këtë kohë.

“Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të pa mundësisë së sigurimit të deklaratës nga znj. Maria Bamieh viteve të kaluara, i ka bërë ftesë për intervistim të njëjtës, pas zhvillimit të konferencës së sotme”, ka thënë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Për keqpërdorime brenda EULEX-it nuk foli vetëm Maria Bamieh.

Edhe një tjetër ish-punonjësve e EULEX-it pretendoi se ka hasur në parregullësi brenda misionit të BE-së në Kosovë.

Sinjalizuesja, Maria Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore.

Asaj i ishte shkëputur kontrata në mënyrë të parakohshme për shkak të sinjalizimit, prandaj Qeveria Britanike do t’ia paguajë asaj 400 mijë euro si formë dëmshpërblimi.

Këtij rasti i është dashur 10 vjet kohë që të përfundoj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika