Banglladeshi ka hequr vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare të Kosovës

Banglladeshi dhe Kosova, kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Kjo u bë e ditur nga zëvëndësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i cili ka falënderuar shtetin e Banglladeshit për mbështetjen e vazhdueshme





Banglladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, së bashku me z. Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Banglladeshit”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka theksuar se gjatë takimit u diskutua për një sërë marrëveshjesh, si ajo për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal.

Tutje, ai ka falënderuar shtetin e Banglladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Ndërsa, pas takimit, së bashku me z.Momen nënshkruam Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare”, ka përfunduar Ahmeti në njoftimin e tij.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika